Lajme nga Bota

Kërkohet mbyllja totale për tre javë në Paris

Kërkohet mbyllja totale për tre javë në Paris

Në Paris propozohet të vendoset një bllokim total tre javor për të frenuar rritjen e rasteve me të infektuar. Nënkryetari i Bashkisë së Parisit, Emmanuel Gregoire i ka dërguar një kërkesë qeverisë franceze për të miratuar bllokimin. Kryeqyteti i Francës ka pasur rritje të infeksionit dhe ekspertët kanë shprehur shqetësimin për përkeqësim të situatës.

Ndërkaq, vetë kryeministri francez Jean Castex më herët ka thënë se mund të vendosen bllokime në fundjavë në Paris dhe 19 rajone të tjera nëse situata do të rëndohet.

“Unë u kërkova prefektëve të fillojnë konsultimet me zyrtarët në mënyrë që të marrin në konsideratë në të gjitha ose në një pjesë të këtyre zonave, masa mbrojtëse të ngjashme me ato në Nice dhe Dunkirk”.

Nëse miratohen, masat e reja mund të hyjnë në fuqi në fundjavën e 6 marsit, ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Parisit ka kërkuar bllokim në shkallë të plotë dhe jo vetëm në fundjavë.

Një ditë më parë, në Shqipëri Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat për dy javët në vijim.

*Tiranapost.al