Lajme nga Bota

Kërkon të zhdukë 15% të popullsisë globale me virusin! Reagon për herë të parë Bill Gates

Kërkon të zhdukë 15% të popullsisë globale me virusin!

Një video që akuzon miliarderin Bill Gats se kërkon të eleminojë 15% të popullsisë përmes vaksinës dhe mikroçipeve elektronike ka marrë miliona klikime në YouTube. Teori konspirative janë publikuar që nga shpërthimi i pandemisë, por Gates ka vendosur më në fund që të reagojë.

Në një intervistë për CNN ai ka thënë se kemi të bëjmë me një kombinim të keq të pandemisë së koronavirusit, rrjeteve sociale dhe njerëzve që kërkojnë një shpjegim të thjeshtë të situatës.

'E vërteta është se fondacioni ynë Bill dhe Melinda Gates ka dhënë më shumë se çdo grup tjetër për të blerë vaksina dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë'.

Bill Gates ka premtuar se do dhurojë 250 milionë dollarë në përpjekje për të luftuar pandeminë dhe se fondacioni i tij ka shpenzuar me miliarda për të përmirësuar sektorin e kujdesit shëndetësor në vendet në zhvillim përgjatë 20 viteve të fundit. Për këtë arsye ai thotë:

'Ata thonë se ne po shpenzojmë para dhe po përpiqemi të vrasim  njerëz me vaksina ose duke shpikur diçka tjetër. Ka diçka të vërtetë. Ne jemi të fokusuar tek vaksinat, por për të shpetuar jetë. Unë shpresoj që këto komplote të mos ndikojnë në qasjen e vaksinave'.

Që prej fillimit të pandemisë, AFP Fact Check ka identifikuar me dhjetëra artikuj anto-Bill Gates. Informacione dhe teori konspirative po qarkullojnë në platformat si Facebook, WhatsApp dhe Instagram, në shumë gjuhë, duke përfshirë: Anglisht, frëngjisht, spanjisht, polonisht dhe gjuhën çeke.

Në rrjete sociale thuhet se FBI arrestoi Gates për terrorizëm biologjik. Sipas teoricienëve konspirativë, ai ka një plan për të helmuar afrikanët, dhe se krizën e koronavirusit po e shfrytëzon për të kontrolluar njerëzit përmes një mikroçipi që pretendohet se do u vendoset njerëzve.

'Por unë kam shumë besim se e vërteta do të dalë', thotë Gates.

Bill Gates është fajësuar edhe në rastin kur virusi Zika shpërtheu në vitin 2015 në Brazil.