Këshilltari rus në OKB jep dorëheqjen: Kam turp për vendin tim

E Hënë 23 Maj 2022, 15:39
TiranaPost
Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Boris Bondarev ka dhënë dorëheqjen, pasi e quajti të turpshëm agresionin rus në Ukrainë.
“Kurrë nuk kam pasur kaq turp për vendin tim që nga 24 shkurti“, tha Bondarev.
Ai shtoi se pushtimi i Ukrainës është edhe krim kundër popullit rus dhee quajti ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov si një “ilustrim të mirë të degradimit sistemit”.