Lajme nga Bota

Këto janë dy shtetet me më pak viktima nga Covid

Këto janë dy shtetet me më pak viktima nga Covid

Ka një vend në botë që arriti të mundte betejën e Covid falë menaxhimit të qeverisë dhe është Zelanda e Re.

Studiuesit kanë zbuluar se ky është vendi me nivelin më të ulët në të gjithë botën të viktimave të prekur nga virusi. Për 1 milion banorë, vendi ka 4 viktima.

Në total janë shënuar 22 viktima dhe më pak se 1500 raste të konfirmuara. Zelanda e Re është i vetmi vend, që ka raportuar më shumë se 28 ditë, pa asnjë rast të ri me koronavirus, ndërsa kujtojmë se virusi u rikthe në vend nga të ardhurit me rinisjen e fluturimeve. Aktualisht janë 21 raste aktive, të gjitha raste të ardhura nga jashtë.

Pas saj, për aftësinë e menaxhimit të situatës, qëndron Australia, me 5 viktima për 1 milion banorë.

Vendet me më shumë viktima:

Belgjika - 845 viktima për 1 milion banorë

Britania - 666 viktima për 1 milion banorë

SHBA - 428 viktima për 1 milion banorë