Lajme nga Bota

Kina ashpërson tonet ndaj SHBA-ve: Hiqni sanksionet dhe ndalni “bullizmin ndërkombëtar”

Kina ashpërson tonet ndaj SHBA-ve: Hiqni sanksionet dhe ndalni

Një ditë pas anoncimit të planit 5-vjeçar të Kinës, kryediplomati i këtij vendi Wang Yi i ka bërë apel SHBA-ve që të heqin sanksionet e vendosura nga administrata Trump, por edhe të tërhiqen nga retorika e tij agresive përkundrejt Pekinit.

Wang Yi i ka quajtur komentet e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e myslimanëve të Kinës, Hong-Kongut dhe Taiwan-it, përfshirje në punët e brendshme të Kinës, por edhe “bullizëm ndërkombëtar”. Për më tepër Yi nuk ka ngurruar t’i përmendë Amerikës shkeljet e të drejtave të minoriteteve në SHBA dhe deficitet që ka vetë Washington-i përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe rregullit ndërkombëtar.

“Shpresojmë se SHBA do të zhvendoset në të njëjtin drejtim me ne dhe do të largojë të gjitha dyshimet e paarsyeshme për bashkëpunimin bilateral sa më shpejt të jetë e mundur.”- ka thënë kryediplomati kinez në një invtervistë për mediat ku prezentë ishin dhe gazetarë nga perëndimi.

Tiranapost.al