Lajme nga Bota

Kina i rikthehet jetës normale: Nga nesër hiqet kufizimi i lëvizjes, por Wuhan-i do presë dhe disa ditë

Kina i rikthehet jetës normale: Nga nesër hiqet kufizimi i

Nga dita e nesërme në provincën Hubei të Kinës dhe jashtë saj, do të hiqet kufizimi për udhëtimin, me përjashtim të Wuhan-it, vendi ku shpërtheu koronavirusi. Rastet e para u konfirmuan që me datë 12 dhjetor.

Për banorët e Wuhanit, kufizimi i udhëtimit do të hiqet me datë 8 prill ku më në fund banorët do mund të lëvizin, por duke përdorur një kod të dhënë nga autoritetet e sistemit shëndetësor.

Vendi u izolua totalisht që nga data 23 janar.

Ndryshe nga vende të Europër si Italia, Spanja që po përjetojnë pikun e shpërthimit, Kina po i kthehet jetës normale.

Në ditët e fundit, Kina ka raportuar shumë pak raste. Mban vendin e parë në botë në numër të infektuarisht, 81,171.  Të vdekur janë 3,277, më pak se Italia që ka regjistruar 6,077.

Në 24 orët e fundit, Kina raporton +78 të infektuar dhe +29 viktima.