Lajme nga Bota

Kina nis përdorimin e tamponëve analë për të testuar njerëzit 'me rrezik të lartë' për Covid

Kina nis përdorimin e tamponëve analë për të testuar

Kina ka filluar përdorimin e tamponëve analë për të testuar ata që konsideron se kanë rrezik të lartë ndaj Covid-19.

Sipas  televizionit shtetëror CCTV personat përgjegjës kanë marrë tamponë analë nga banorët e lagjeve me raste të konfirmuara me Covid-19 në Pekin javën e kaluar.

Shpërthime të vogla, të lokalizuara të Covid në javët e fundit kanë rezultuar në qytete të shumta në Kinën veriore që është mbyllur nga pjesa tjetër e vendit dhe ka nxitur fushata testimi masiv, të cilat ishin kryer kryesisht duke përdorur tamponët e fytit dhe hundës.

Metoda e tamponëve analë "mund të rrisë shkallën e zbulimit të njerëzve të infektuar" pasi gjurmët e virusit zgjasin më shumë në anus sesa në traktin respirator, tha Li Tongzeng, një mjek i vjetër nga spitali Youan i Pekinit.

Ndërsa rastet rriten në të gjithë botën, Kina ka imponuar rregulla të rrepta në një përpjekje për ta mbajtur transmetueshmërinë e brendshme afër zeros.

Artikulli i marrë nga The Guardian, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.