Lajme nga Bota

Kina shpall bashkëpunim energjetik me Rusinë

Kina shpall bashkëpunim energjetik me Rusinë

Kina ka thënë se është e gatshme të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë në çështjet e energjisë për të garantuar sigurinë globale të energjisë.

Presidenti Xi Jinping e bëri njoftimin në kohën kur G7 përgatitet të vendosë masa të reja mbi eksportet e naftës të Rusisë.

Në një mesazh për forumin e katërt energjetik Kinë-Rusi, Xi Jinping tha:

"Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të krijuar një partneritet më të ngushtë energjetik, për të promovuar zhvillimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër dhe për të ruajtur së bashku sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit të industrisë”.

Deklarata mund të sjellë zhgënjim për ata që ushqejnë shpresa se Kina mund të kërkojë të distancohet nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin.