Lajme nga Bota

Kinema dhe Jakuzzi, të dyja bashkë në Belgjikë

Kinema dhe Jakuzzi, të dyja bashkë në Belgjikë

Kinematë në qiell të hapur nuk janë risi, por Belgjika ka një koncept të ri. Kinema dhe Jakuzzi të dyja bashkë. Kjo ide vjen për të bërë njerëzit me të lumtur sidomos në këtë kohë pandemie të koronavirusit.

E ku ka më bukur se të shohësh një film dhe ndërkohë ndodhesh në jakuzin me ujin 40 gradë, jashtë ftohtë dhe duke ngrënë kokoshka me miqtë dhe një gotë shampanjë që të ofrohet.  

Koncepti do të kthehet realitet këtë vjeshtë në Beringen, në Limburg, dhe për shkak të pandemisë do të jetë më private, pasi do të lejohen të futen në një jakuzi vetëm 6 persona të afërm. Në total do jenë 25 jakuzzi.

Të ashtuquajturat Hot Tub Cinema, janë tepër të njohura në Australi dhe New York. Çmimi për prenotime nuk është bërë ende publik.