Kjo është bima që ka habitur shkencëtarët për një arsye
E Diel 5 Korrik 2020, 18:06
TiranaPost
Ka kaq shumë mistere në këtë planet, dhe kjo ndodhi e fundit e shton akoma më shumë. Në vitin 2012 ra në duart e gjashtë shkencëtarëve rusë një farë bime 32 mijë vjeçare nga thellësia e akujve të Siberisë, rreth 125 metër nën tokë.
Nga kjo farë ka çelur lulja me emrin Silene stenophylla dhe kjo i ka habitur shkëncëtarët. Ata e morën farën dhe e dërguan në laborator, por nuk menduan kurrë se një farë luleje 32 mijë vjeçare do të arrinte të lulëzonte.
Se si ka mbijetuar kaq gjatë, askush nuk e di, megjithëse disa shkencëtarë në Australi kanë marrë përsipër të zbërthejnë AND-në e këtyre bimëve të lashta.
Ky zbulim do të ndihmojë më shumë shkencëtarët lidhur me ndryshimet klimatike dhe mënyrat se si të ruhen bimët.