Lajme nga Bota

Kjo është Groenlanda! Krahina autonome për të cilën ka nisur sherri BE-Trump

Kjo është Groenlanda! Krahina autonome për të cilën ka

Ishte periudhë Krishtlindjesh kur presidenti i zgjedhur i SHBA risolli në vëmendje oreksin e tij për të bashkuar Groenlandën me SHBA.

Kjo është Groenlanda! Krahina autonome për të cilën ka

Çfarë është Greenland (Groenlanda)?

Groenlanda është ishulli më i madh i botës. Në pjesën më të madhe është i mbuluar nga akulli. Ka rreth 56.000 banorë.

Ky territor është i pasur në lëndë të para dhe ka një pozicion strategjik në Atlantikun e Veriut. Prej 600 vitesh i përket Danimarkës dhe gëzon autonomi të zgjeruar.

Kjo është Groenlanda! Krahina autonome për të cilën ka

Përpjekjet e hershme të Trump

Synimi i Trump ndaj Groenlandës nuk është diçka e re. Edhe në mandatin e kaluar kishte të njëjtin qëllim, aq sa tentoi edhe ta blinte ishullin.

Kjo është Groenlanda! Krahina autonome për të cilën ka

Veprimet që ka ndërmarrë aktualisht

Dy ditë më parë, në 7 janar të këtij viti, Eric Trump, djali i Trump vizitoi ishullin dhe në një konferencë, në të njëjtin ditë, Donald Trump u shpreh se do të ndërmerrnin edhe hapa ushtarakë nëse do të ishte nevoja, për ta marrë këtë ishull.

Kjo është Groenlanda! Krahina autonome për të cilën ka

Reagimet kundër

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka thënë se BE-ja nuk do të lejojë asnjë vend të 'sulmojë kufijtë e saj sovranë' pasi Donald Trump kërcënoi se do e merrte qoftë edhe me forcë Groenlandën.

“Padyshim që Bashkimi Evropian nuk do t'i lejojë kombet e tjera në botë, kushdo qofshin ata, madje do të thoja duke filluar nga Rusia, të sulmojnë kufijtë e saj sovran. Ne jemi një kontinent i fortë, duhet të forcohemi më tej”.

Kjo është Groenlanda! Krahina autonome për të cilën ka

Për çfarë e duan të gjithë Groenlandën?

Me shkrirjen e akujve do të dalin edhe më shumë në pah pasuritë nëntokësore që ishulli ka. Liderët botërorë që kanë synime mbi ishullin premtojnë shndërrimin e tij në një zonë më të banueshme, pasi aktualisht mungon infrastruktura, që nga rrugët e deri tek hekurudhat.

A do të jetë ky ishull thembra e Akilit që do të ndezë një konflikt BE-SHBA e ndoshta edhe më gjerë me përfshirjen e Rusisë?