Lajme nga Bota

Kjo foshnje është teknikisht 27 vjeçe! Historia e embrionit që priste prej mbi dy dekada të sillej në jetë

Kjo foshnje është teknikisht 27 vjeçe! Historia e embrionit

Kjo foshnje është teknikisht 27 vjeçe, vetëm 2 vite më e vogël se nëna e saj, pasi embrioni i saj është ngrirë në 1992-shin.

Molly Gibson ishte ngrirë si një embrion më shumë se 27 vjet më parë para se të lindte nga prindërit e saj në Knoxville, Tina dhe Ben Gibson. Ata adoptuan embrionin e saj, raporton CNN.

Kjo foshnje është teknikisht 27 vjeçe! Historia e embrionit

Ndërsa Tina lindi në 1991-shin ka vetëm 18-muaj diferencë mes saj dhe foshnjës, shkruan ‘New York Post’.

Vogëlushja e pagëzuar me emrin Molly u vendos që të sillej në jetë nga 10 shkurti.

Kjo foshnje është teknikisht 27 vjeçe! Historia e embrionit

Hendeku 27-vjeçar ka thyer një rekord për kohën më të gjatë që një embrion ishte ngrirë para lindjes. Çuditërisht, ajo që mbante rekordin e mëparshëm ishte motra e madhe e Molly-t dhe vajza e parë e çiftit, Emma Gibson, e cila ishte ngrirë si embrion për 24 vjet.

Motrat ishin ngrirë në të njëjtën kohë, para se të ‘shkriheshin’ - me tre vjet diferencë- në mitrën e Tinës.

Kjo foshnje është teknikisht 27 vjeçe! Historia e embrionit

Prindërit e tyre biologjikë nuk janë identifikuar, por Molly dhe Emma janë motra.

Tina tha për CNN: “Me Emma-n ishim kaq të lumtur që kishim një fëmijë. Me Molly-n ndihemi njësoj. Është kaq interesante, sepse ja ku jemi me një rekord tjetër botëror. Ajo është një dritë lumturie për 2020-n. Është kaq e vogël, por Molly është mrekullia jonë”.

Kjo foshnje është teknikisht 27 vjeçe! Historia e embrionit

Tina dhe Ben vendosën që t’i adoptonin të dy embrionet, ndërsa ishin përpjekur prej 5 vitesh që të bëheshin prindër./ Burimi CNN

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al