Lajme nga Bota

Kjo ishte dita me më shumë vdekje në Itali, por ka dhe një lajm pozitiv: Po shtohen të shëruarit

Kjo ishte dita me më shumë vdekje në Itali, por ka dhe një

Në orën 18:00 janë publikuar të dhënat e fundit nga Italia mbi situatën e koronavirus, ku nga dita e shtunë kanë humbur jetën 368 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 1,809.

Aktualisht janë 20,603 persona të prekur me koronavirus, ndër të cilët 9,268 janë në izolim shtëpiak me simptoma të lehta, ndërsa 1,672 persona janë në terapi intensive.

Situata më problematike mbetet sërish në rajonin e Lombardisë ku kanë humbur jetën 1,218 persona në total, ndërsa në konferencë për shtyp përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë tha se vazhdimisht përgjatë kësaj periudhe rreth 10% e të prekurve janë trajtuar me terapi intensive.

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë Silvio Brusaferro tha se virusi ka një jetëgjatësi që varion nga disa orë deri në disa ditë.

“Por është shumë i ndjeshëm ndaj disifektuesve. Mënyra më e mirë për të shmangur përhapjen është duke larë duart vazhdimisht”, tha ai.

Ndërkohë lajmi i mirë është se 2,335 konsiderohen të shëruar plotësisht nga koronavirusi në Itali.

Kjo ishte dita me më shumë vdekje në Itali, por ka dhe një