Lajme nga Bota

Kjo kompani po i jep punonjësve të saj 70 mijë euro për t'i inkurajuar ata të kenë fëmijë

Kjo kompani po i jep punonjësve të saj 70 mijë euro  për


Një kompani koreane ndërtimi po i paguan punonjësit e saj pothuajse 70,000 euro sa herë që lindin një fëmijë, me shpresën se kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të nivelit të ulët të lindjeve në vend.

Kompania tashmë ka paguar një shumë totale prej 4.8 milionë eurosh për punonjësit që kanë lindur fëmijë që nga viti 2021.
"Nëse gjendja aktuale e niveleve të ulëta të lindjeve vazhdon, ne do të përballemi me një krizë ekzistenciale kombëtare siç është rënia e fuqisë punëtore," tha Joong-keun Lee, themeluesi i Booyoung Group.

Koreja e Jugut ka shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë me rreth 0.7 lindje për grua , sipas Institutit të Popullsisë së Gadishullit Korean për të Ardhmen.

Ekspertët thonë se arsyet përfshijnë ndryshimin e pikëpamjeve për familjen, një shoqëri shumë konkurruese, koston e lartë të rritjes së fëmijëve dhe përfshirjen e ulët të burrave në kujdesin ndaj fëmijëve.