Kjo murgeshë braziliane është njeriu më i vjetër në botë
E Mërkurë 8 Janar 2025, 13:09
TiranaPost
Gati një javë pas vdekjes së personit më të vjetër në botë, një organizatë jofitimprurëse që dokumenton njerëzit më të vjetër, LongeviQuest, i ka dhënë titullin njeriut që automatikisht kalon i pari në listën e më jetëgjatit.
Ajo është 116 vjeçarja, Inah Canabarro Lucas.
Ajo është gjithashtu personi i 20-të më i vjetër në histori.
Lucas është murgeshë, është nga Rio Grande do Sul, Brazil.
Konfirmimi i saj vjen pas vdekjes së 116-vjeçarit Tomiko Itooka nga Japonia më 29 dhjetor.