Lajme nga Bota

Komisioni i debatit presidencial miraton rregulla të reja, çfarë do të ndryshojë në përballjen e radhës Trump-Biden

Komisioni i debatit presidencial miraton rregulla të reja,

Presidenti Donald Trump dhe i nominuari demokrat Joe Biden do të përballen me rregullat e reja në debatin e së enjtes.

“The Guardian” shkruan se në momentin kur kandidatët do ti përgjigjen pyetjes hapëse dy minutëshe, mikrofoni i kundërshtarit do të jetë i bllokuar.

Debati 90 minutësh do të jetë i ndarë në gjashtë segmente 15 minutëshe, ku secili kandidat do të ketë dy minuta për të dhënë vërejtje të pandërprera përpara se të vazhdojnë një debat të hapur. Pjesa e diskutimit të hapur të debatit nuk do të ketë një buton ndalues, por ndërprerjet nga secili kandidat do të llogariten për kohën e tyre në debatin e dytë dhe të fundit.

Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale njoftoi ndryshimet e rregullave tre javë pas një ballafaqimit kaotik midis dy pretendentëve presidencialë ku u shfaqën ndërprerje të shpeshta dhe shumica e tyre nga Trump.

Komisioni është përballur me presion nga fushata e Trump për të shmangur ndryshimin e rregullave, ndërsa ekipi i Biden shpresonte për një debat më të rregullt. Në një deklaratë, komisioni tha se "kishte vendosur të miratonte masa që synojnë të promovojnë respektimin e rregullave të rëna dakord”.

Menaxheri i fushatës së Trump Bill Stepien thotë se Trump "është i përkushtuar për të debatuar me Joe Biden pavarësisht nga ndryshimet e rregullave të minutës së fundit nga komisioni i njëanshëm në përpjekjen e tyre të fundit për të siguruar përparësi për kandidatin e tyre të preferuar".