Lajme nga Bota

Kompanitë në Dubai rrezikojnë të mbyllen: Pandemia më goditëse se kriza financiare

Kompanitë në Dubai rrezikojnë të mbyllen: Pandemia më

70 % e kompanive në Dubai rrezikojnë të mbyllin dyert brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Sipas Dhomës së Tregtisë kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë së koronavirusit me masa bllokimi dhe izolimi.

Gati 3/4 e të anketuarve ishin biznese të vogla me më pak se 20 të punësuar. Të anketuarit kanë treguar për një rrezik mesatar deri në rrezik të lartë që bizneset e tyre të mbylleshin tre muajt e ardhshëm, 27% prej tyre, ndërsa 43% presin të mbyllen brenda gjashtë muajve.

Dhoma e Tregtisë së Dubait deklaron:

"Masat e plota dhe të pjesshme të mbylljes së vendit  kanë bllokuar ndjeshëm kërkesën në tregjet kryesore, duke shkaktuar një krizë ekonomike. Ndikimi i shokut të dyfishtë edhe me mbylljen e kufijve ka bërë që këto biznese të goditen akoma më shumë se gjatë krizës financiare. / CNBC.