Lajme nga Bota

Komunikimi me maskë po rrit ankthin dhe stresin tek njerëzit

Komunikimi me maskë po rrit ankthin dhe stresin tek njerëzit

Vendosja e maskës mbron nga koronavirusi, por ka një ndikim negativ në aftësinë për të komunikuar me të tjerët. Studimet nga Universiteti i Manchester, zbuluan se vendosja e maskës e bën të pamundur leximin e buzëve, zbeh komunikimin verbal, e bën të vështirë të deshifrohen shprehjet e fytyrës dhe mbyt tingullin që nxjerrim kur flasim.

Sipas studimit, ndikimi i mbajtjes së një maske gjatë komunikimit lë pasoja më të rënda tek personat me probleme të dëgjimit ndërsa tek të tjerët shkakton ankth, stres dhe siklet.

Maska është arma më e fortë që kanë njerëzit përballë kësaj pandemie, por sipas studiuesve kjo shkakton pasoja.

Doktoreshë Gabrielle Saunders, autore e studimit nga Universiteti i Manchester thotë: 'Megjithëse është thellësisht e rëndësishme për publikun të vazhdojë të mbajë maskë, ato patën një ndikim të thellë jo vetëm në mënyrën se si ne komunikojmë, por edhe në atë se sa të lidhur ne ndihemi me dikë, dhe sa të gatshëm jemi të përfshihemi në bisedë. Maskat rritën ankthin dhe stresin, dhe e bënë komunikimin të lodhshëm, zhgënjyes dhe të sikletshëm’.

Me kalimin e kohës, studiuesit shpresojnë që disa nga problemet që lidhen me maskat të zvogëlohen ndërsa ato bëhen të zakonshme.

*Daily Mail, Tiranapost.al