Lajme nga Bota

Konfirmohen 80 raste në 11 vende me linë e majmunit

Konfirmohen 80 raste në 11 vende me linë e majmunit

Janë konfirmuar rreth 80 raste me Linë e Majmunit në 11 vende, deklaron OBSH, duke paralajmuar më shumë raste në ditët në vijim.

Organizata otërore e Shëndetësisë njofton se 50 raste të tjera të dyshuara janë duke u hetuar, por pa dhënë detaje për vendet.

Infeksioni u raportua më herët në Itali, Suedi, Spanjë, Portugali, SHBA, Kanada dhe Britani.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar .

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët. Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunit, por një vaksinë kundër lisë ofron 85% mbrojtje pasi të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.