Lajme nga Bota

Konfirmohen rastet e para me Monkeypox në Britani, çfarë është kjo sëmundje?

Konfirmohen rastet e para me Monkeypox në Britani, çfarë

Në Britani janë zbuluar rastet e para me Monkeypox, virusi i lidhur me linë dhe ministri i Shëndetësisë Matt Handcock ka konfirmuar lajmin. Ai nuk ka dhënë detaje, se sa raste janë konfirmuar në total, por sipas mediave në orët e fundit janë raportuar edhe raste të tjera në Uells.

Konfirmohen rastet e para me Monkeypox në Britani, çfarë

Në mbledhjen e qeverisë, para se kryeministri Boris Johnson të takohej me presidentin amerikan Joe Biden, u diskutua situata dhe u tha se po hetohen rastet me kontaktet që kanë patur.

Sipas mediave britanike, dikush është infektuar jashtë vendit para se ta transmetonte tek një anëtar tjetër të familjes së tij. Dy të infektuarit në Wells janë shtruar në një spital në Britani.

Zakonisht është një sëmundje e lehtë që përmirësohet vetë pa trajtim. Por disa njerëz mund të zhvillojnë simptoma më serioze, kështu që pacientët me këtë sëmundje shtrohen në spitale të specializuara.

Monkeypox shpesh mund të ngatërrohet me infeksione të tjera. Diagnostikohet pas një ekzaminimi nga një specialist dhe testimit. NHS britanike thotë se megjithatë, rreziku për shëndetin publik në tërësi është i ulët.

Çfarë është virusi i Monkeypox

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajo ka të bëjë me virusin e lisë, i cili është çrrënjosur thuajse në të gjithë botën. OBSH-ja thotë që zakonisht, deri në një të dhjetën e personave të sëmurë me Monkeypox mund të vdesin, në grupmoshat më të reja.

Kryesisht u transmetohet njerëzve nga kafshë të egra si brejtësit dhe primatët, por edhe nga njeriu tek njeriu.

Simptomat:

temperaturë të lartë

dhimbje koke

dhimbje muskulore

dhimbje shpine

njolla të kuqe në trup

të dridhura

rraskapitje

Një skuqje e lëkurës zakonisht fillon 1 deri në 5 ditë pasi të shfaqen simptomat e para. Njollat shpesh fillojnë në fytyrë përpara se të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Gjatë sëmundjes skuqja ndryshon nga ato të vogla tek flluskat më problematike.

Konfirmohen rastet e para me Monkeypox në Britani, çfarë

Si mund të sëmureni me Monkeypox?

Nuk përhapet lehtë midis njerëzve, por është e mundur ta merrni nga sende prekëse, veshje, shtrati ose peshqirë të përdorur nga një person i infektuar, prekja e njollave tek i infektuari apo nëse i infektuarit kollitet ose teshtin pranë jush.

*Tiranapost.al.