Lajme nga Bota

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit te kafshët. A duhet të shqetësohemi

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit te kafshët. A duhet

Një qen në Francë është infektuar me linë e majmunit dhe ky besohet të jetë transmetimi i parë i sëmundjes nga njeriu te kafshët shtëpiake, sipas një studimi të publikuar nga revista mjekësore Lancet.

Kafsha, një zagar italian, besohet se e ka kapur virusin nga ndarja e shtratit me pronarët e tij që ishin të infektuar.

Kafsha shtëpiake pati shpërthime puçrash në lëkurën e saj 12 ditë pas fillimit të simptomave.

Epidemia e lisë së majmunëve po përhapet globalisht, dhe në Francë është e kufizuar kryesisht në rajonin e Parisit ku ka ndodhur ky rast.

Për herë të parë, virusi po qarkullon gjerësisht jashtë vendeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore ku është endemik.

Lija e majmunit mund të përhapet përmes kontaktit seksual, por nuk është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST), ai transmetohet përmes kontaktit të ngushtë të plagëve, të frymëmarrjes dhe kontakt me rrobat dhe shtratin e të infektuarit.

A mund ta kapni linë e majmunit nga kafsha juaj shtëpiake?

Lija e majmunit është një sëmundje zoonotike që do të thotë se përhapet nga kafshët te njerëzit.

Në vendet afrikane ku lija e majmunëve është endemike, është e zakonshme që vendasit të kapin linë e majmunit nga gërvishtjet e brejtësve. Lija e majmunëve gjithashtu përhapet lehtësisht nga kafsha në kafshë.

Si mund ta mbroj kafshën time nga lija e majmunit?

Këshillat e shëndetit publik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) janë të mos flini me kafshët shtëpiake, të përdorni doreza kur i trajtoni ato dhe të praktikoni dezinfektim të kujdesshëm nëse prekeni nga lija e majmunit.

Skenari më i mirë është që dikush tjetër të kujdeset për ta gjatë periudhës suaj të izolimit. Është gjithashtu jetike të mbash çdo brejtës në kafaze dhe të mos i lejosh ata të bredhin në shtëpi pasi e kapin lehtë sëmundjen.

Më e rëndësishmja, ndërmerrni hapa për të kërkuar kujdes mjekësor nga një veteriner nëse mendoni se kafsha juaj nuk është mirë; megjithatë, duhet të telefononi përpara në klinikën veterinare për t’i njoftuar më para në lidhje me situatën e lisë së majmunëve.