Lajme nga Bota

Konflikti me Palestinën/ Kryeministri i Izraelit falenderon Shqipërinë për mbështetjen

Konflikti me Palestinën/ Kryeministri i Izraelit falenderon

Ministria e Jashtme e Shqipërisë me anë të një deklarate të publikuar në rrjetet sociale ka shprehur shqetësimin e saj për përshkallëzimin e dhunës në Jerusalem dhe në Gaza, duke dënuar sulmin me raketa të Hamas ndaj Izraelit që sipas Tiranës zyrtare kërcënon civilët e të gjitha etnive.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në # Jeruzalem dhe brenda dhe përreth # Gaza. Sulmet me raketa kundër # Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”- shkruhej në deklaratën e diplomacisë shqiptare.

Në përgjigje të kësaj deklarate, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka falenderuar Shqipërinë dhe shtetet e tjera për qëndrimet e mbajtur dhe për mbështetjen që i jepet shtetit hebre, teksa ai ushtron të drejtën legjitime për t’u vetëmbrojtur.

“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”- shkruan Netanjahu në rrjetet sociale.

Tiranapost.al