Lajme nga Bota

Kopertina e Vogue i vuri përballë shumë kritikave! Reagon Olena Zelenska me një postim

Kopertina e Vogue i vuri përballë shumë kritikave! Reagon Olena

Pak ditë më parë në kopertinën e Revistës Vogue ishte çifti presidencial Volodymyr dhe Olena Zelenska.

Ata u shfaqën në një set fotosh, të gjitha të shkrepura në bunkerin ku fshihen.

Kopertina e Vogue i vuri përballë shumë kritikave! Reagon Olena

Olena, edhe pse pa grim, ose me një grim natyral, që të jepte fiks përshtypjen e ditëve të vuajtura, me buzët e thara dhe sytë pa rimel, u ndërrua disa herë. Njëherë me bluzën kashmir, pastaj me këmishën me pupla.

Kopertina e Vogue i vuri përballë shumë kritikave! Reagon Olena

Fotot dhe angazhimi i tyre në mesin e luftës u komentua dhe kritikua kryesisht negativisht në rrjet. Njerëzit e gjetën në pavend këtë set.

Kopertina e Vogue i vuri përballë shumë kritikave! Reagon Olena

Në Telegram (të vetmin rrjet social që përdorin aktualisht në Ukrainë, si të sigurt) Olena shkruante:

“Të jesh në kopertinën e Vogue është një nder i madh dhe ëndrra e shumë njerëzve të suksesshëm, por nuk ia uroj askujt që të arrijë atje për shkak të një lufte që ka pushtuar vendin e tyre”.

Me vetëm një fjali e dha përgjigjen dhe mesazhi është i qartë. Kopertina dhe dalja e tyre e ka një qëllim dhe ai është t`i kujtojë botës ç`po ndodh atje.

Kopertina e Vogue i vuri përballë shumë kritikave! Reagon Olena

Që prej fillimit të luftës, Zelensky që vjen nga aktrimi dhe Olena shkrimtare kanë ditur ta përdorin median si një mjet të fuqishëm komunikimi për të dëshmuar ç`po ndodh, por edhe për të kërkuar ndihmë.