Lajme nga Bota

Kopertina e Vogue me Kamala Harris po kryqëzohet nga rrjeti

Kopertina e Vogue me Kamala Harris po kryqëzohet nga rrjeti

Njerëzit gjithmonë do gjejnë diçka! Edhe pse në ditët më të arta për të, në suksesin e fatit që për herë të parë një grua me ngjyrë do të jetë zv.presidente në SHBA, Kamala Harris nuk e ka menduar, dhe as stafi që kujdeset për të se një detaj në kopertinën e Vogue do të merrte gjithë vëmendjen dhe aspak për mirë.

Kopertina e Vogue me Kamala Harris po kryqëzohet nga rrjeti

Kopertina e Vogue me Kamala Harris po kryqëzohet nga rrjeti

Një nga dy kopertinat me ish-senatoren e Kalifornisë, 56 vjeçe, është kritikuar pasi fytyra e saj është ndriçuar dhe duket më e bardhë sa toni i lëkurës së Harris. Po ashtu ata thonë se edhe sfondi nuk është aspak i denjë për gruan e parë më ngjyrë që bëhet zv.presidente, që disa e krahasuan me sallon luksoz francez. 

Ja çfarë po quajnë amerikanët mungesë respekti në këtë kopertinë:

‘Vogue, të lutem, unë do vij personalisht në Conde Nast dhe do mbaj një seminar për ndriçimin dhe korrigjimin e toneve të lëkurës më të errët se e bardha. Të lutem mjaft i ngjyrose njerëzit që të duken kështu. Të lutem, të lutem’!

‘Çfarë katandisje. Anna Wintour ndoshta nuk ka miq dhe kolegë më ngjyrë’.

‘Ata që nuk e kuptojnë pse kopertina e Vogue e zv.presidentes së zgjedhur Kamala Harris është e keqe po e humbin gjithë çështjen. Vetë fotoja nuk është e tmerrshme në vetvete. Thjesht është shumë larg standardeve të Vogue. Ata nuk menduan asgjë për këtë. Ashtu si detyrat e shtëpisë që bëhen në mëngjes. Mungesë respekti’!

'Vogue e di që Kamala Harris e do stilin praktik të të veshit, kostumet, pantallonat e rehatshme dhe chuck taylors. Kështu që ata thjesht i bashkuan të gjitha këto për kopertinën. Veçse ata nuk mund të vendosnin nëse ajo do të shkonte në një sallon luksoz francez, në ambientet e senatit, apo duke dalë për ushtrime'

Kopertina e Vogue me Kamala Harris po kryqëzohet nga rrjeti

Kopertina e Vogue me Kamala Harris po kryqëzohet nga rrjeti

*Tiranapost.al.