Lajme nga Bota

Koronavirusi ka infektuar gjysmën e popullsisë në Britani, që nga janari! Çfarë do të thotë kjo

Koronavirusi ka infektuar gjysmën e popullsisë në Britani,

Koronavirusi tashmë mund të ketë infektuar gjysmën e popullsisë britanike dhe është përhapur në Britani të Madhe që nga mesi i janarit. Në këtë konkluzion ka dalë një studim nga Universiteti i Oksfordit, sipas së cilit virusi ka qarkulluar për rreth një muaji para se të zbulohej rasti i parë dhe gjashtë javë para se të raportohet viktima e parë.

Sipas ekspertëve, kjo do të thotë se ka patur kohë të mjaftueshme për t'u përhapur gjerësisht dhe shumë individë mund të jenë bërë imunë. Ata bënë thirrje për rritjen e numrit të testimeve në Britaninë e Madhe, për të identifikuar ata njerëz që janë infektuar tashmë dhe tani janë imunë.

Ashtu si shumë infeksione, ai u përhap në mënyrë të padukshme për më shumë se një muaj para se rastet e para të kapeshin në fund të muajit shkurt.

Studimi i Oksfordit bazohet në atë që njihet si një "model i rikuperuar nga infektimi i prekshëm" i Covid-19, i realizuar nga rastet dhe vdekjet nga Britania e Madhe dhe Italia.

Ky studim sugjeron se vendi ka fituar imunitet të konsiderueshëm përmes përhapjes ‘së fshehur’ të Covid-19 gjatë më shumë se dy muajve. Nëse gjetjen konfirmohen përmes testimit, atëherë kufizimet aktuale që ka ndërmarrë Britani mund të hiqen shumë më shpejt sesa janë parashikuar./ Burimi The Sun