Lajme nga Bota

Koronavirusi kthen nga pushimet familjen mbretërore të Holandës

Koronavirusi kthen nga pushimet familjen mbretërore të Holandës

Familja mbretërore holandeze i ka lënë përgjysmë pushimet në Greqi. Ata u nisën me një avion qeveritar, por pati kundërshtime nga njerëz të zakonshëm që po respektojnë masat anti-Covid dhe nga opozita që i akuzuan si të papërgjegjshëm.

Pas kthimit familja bëri edhe një deklaratë ku shkruante: “Ne i shohim reagimet e njerëzve në media dhe ne prekemi prej tyre. Nuk duam të lëmë asnjë dyshim që për të mposhtur Covid-19 është e nevojshme të ndjekim udhëzimet”, shkruajnë ata.