Lajme nga Bota

Koronavirusi mund të mos zhduket edhe me vaksinë

Koronavirusi mund të mos zhduket edhe me vaksinë

Gjasat janë që koronavirusi nuk do të largohet kurrë. Edhe pasi të dalë vaksina, koronavirusi mund të mbetet mes nesh për dekadat e ardhshme, duke qarkulluar në mesin e popullatës së botës.

Ekspertët i quajnë sëmundje të tilla si sëmundje endemike, që u rezistojnë rreptësisht përpjekjeve për ti zhdukur ato.

Mendoni pak për fruthin, HIV-in, lijen e dhenve. Me kaq pak pasiguri, këmbëngulja e virusit të ri është një nga gjërat e pakta për të cilën mund të mbështetemi në të ardhmen.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se situata do jetë gjithmonë kaq e rëndë sa tani. Ekzistojnë katër lloje koronavirusesh endemikë që qarkulojnë vazhdimisht, janë ato viruse që shkaktojnë ftohjen e zakonshme.

Dhe shumë ekspertë mendojnë se ky virus do të bëhet i pesti lloj. Lufta ndaj sëmundjeve endemike kërkon të menduarit në distancë, përpjekje të vazhdueshme dhe koordinim ndërkombëtar.

Zhdukja e virusit mund të zgjasë me dekada-ose mund të mos ndodhë fare. Përpjekje të tilla kërkojnë kohë, para dhe mbi të gjitha, vullnet politik.