Lajme nga Bota

Krahas Covid-it, në Korenë e Veriut shpërthen një sëmundje e paidentifikuar

Krahas Covid-it, në Korenë e Veriut shpërthen një

Koreja e Veriut thotë se po merret me një shpërthim të një sëmundjeje të paidentifikuar të zorrëve, krahas Covid-it që është përhapur në masë.

Udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, ka urdhëruar zbatimin e masave të karantinës.

Janë dërguar medikamente në qytetin Haeju për të ndihmuar pacientët që vuanin nga 'epidemia akute enterike'.

Ekspertët shëndetësorë dyshojnë se sëmundja mund të jetë tifo ose kolera.

Koreja e Veriut shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në maj pasi tha se miliona njerëz kishin ethe që besohej se ishin raste të patestuara të Covid-19.

Problemi më i madh është se në Kore mungojnë testet ndaj Covid dhe kështu është i paqartë numri real i të infektuarve.

Vetëm orët e fundit mendohet të jetë mbi 26 mijë njerëz të infektuar me Covid.

Nuk dihet as nëse shpërthimi i tifos apo kolerës ka lidhje me përhapjen e Covid. Koreja e ka refuzuar vaksinimin ndaj virusit.