Lajme nga Bota

Krahët e pulës të importuara nga Brazili dalin me koronavirus

Krahët e pulës të importuara nga Brazili dalin me koronavirus

Konsumatorëve në qytetin kinez të Shenzen u është bërë thirje që të tregojnë kujdes kur blenë ushqime të importuara. Kjo pasi nga mostrat e marra në krahët e pulës që vijnë nga Brazili kanë rezultuar me koroanvirus. Kjo deklaratë nga qeveria lokale e Shenzenit ka ngjallur dyshime pasi më parë është thënë se virusi nuk qëndron tek ushqimet.

Virusi është gjendur si në sipërfaqen e mishit të pulët, por ashtu edhe nga sipërfaqet e paketimit të prodhimeve të detit të importuara.

Mediat kineze shkruajnë se pulat e importuara nga Brazili vinin nga fabrika Aurora Alimentos që ndodhet në shtetin jugor të Santa Catarina.

Sipas Reuters, Kina ndaloi importimin e karkalecave të detit nga Ekuadori në muajin korrik pasi u zbuluan grimca virusi.

Ndërsa Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se aktualisht nuk ka asnjë provë që virusi qëndron në ushqim. Ekspertët thonë se virusi përhapet kryesisht nga personi në person përmes spërklave, teshtimës apo kollitjes.

Ata nuk hedhin mundësinë e infektimit nëse në ndonjë pako ushqimore mund të ketë virus, por kjo sipas CDC nuk është forma kryesore e përhapjes së virusit.

Linku origjinal: https://www.mytwintiers.com/news-cat/national-news/chinese-officials-say-chicken-wings-from-brazil-tested-positive-for-coronavirus/