Lajme nga Bota

Kremlini reagon ndaj aplikimit të Finlandës në NATO: Padyshim një kërcënim për Rusinë

Kremlini reagon ndaj aplikimit të Finlandës në NATO: Padyshim

Rusia ka reaguar në lidhje me lajmin se Finlanda do të aplikojë për t’u anëtarësuar në Aleancën ushtarake të NATO.

Zëdhënësi i Kremlinit në një deklaratë për mediat ka thënë se anëtarësimi është një kërcënim për Rusinë.

“Finlanda është bashkuar me hapat jomiqësorë ndaj Rusisë të ndërmarra nga BE-ja, gjë që ishte një çështje keqardhjeje dhe një arsye për një përgjigje simetrike”, tha Peskov.

Peskov shtoi se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s dhe se zgjerimi i NATO-s nuk do ta bëjë botën apo Evropën më të qëndrueshme.