Lajme nga Bota

Kremlini reagon pas emërimit të Rutte në krye të NATO-s

Kremlini reagon pas emërimit të Rutte në krye të NATO-s

Kremlini ka reaguar pas zyrtarizmit të emërimit të Mark Rutte-s si drejtuesi i ri i NATO-s.

Dimitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, u shpreh ae emërimi i holandezit ka pak gjasa të ndryshojë qëndrimin e aleancës kundrejt rusisë.

“Kjo zgjedhje zor se mund të ndryshojë gjë në linjën e përgjithshme të NATO-s, aleancës euroatlantike, ku vendet e veçanta nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara, por edhe së bashku si aleancë e Atlantikut Verior, po punojnë për ta shtypur strategjikisht Federatën Ruse”, tha Peskov në një konferencë për mediat. “Për momentin është një aleancë armike me ne”.