Kremlini reagon pas tensioneve në Kosovë: Qëndrojmë pranë serbëve!

E Hënë 1 Gusht 2022, 13:48
TiranaPost
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka dhënë një deklaratë pas tensioneve në veri të Kosovës, duke rikonfirmuar pozicionin e Rusisë krah Serbisë.
“Ne qëndrojmë pranë serbëve që jetojnë në Kosovë. Ne besojmë se kërkesat e autoriteteve të Kosovës janë absolutisht të pabaza”, thotë ai.
I referohet kështu vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.