Kremlini thotë se nuk do t’i shpallë luftë Ukrainës më 9 maj: Spekulime të pakuptimta

E Mërkurë 4 Maj 2022, 14:15
TiranaPost
Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet e zyrtarëve amerikanë se Presidenti Vladimir Putin planifikon t'i shpallë luftë Ukrainës ditën kur Rusia përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.
Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 maj.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet "të pakuptimta" dhe thotë se nuk ka asnjë shans për këtë.
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim më 9 maj dhe do të mbikëqyrë një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.