Lajme nga Bota

Kremlini tregon se kur do të përfundojë konflikti në Ukrainë

Kremlini tregon se kur do të përfundojë konflikti në

Konflikti në Ukrainë do të përfundojë kur Perëndimi të vendosë të ndërmarrë veprime lidhur me shqetësimet e Rusisë për vrasjen e civilëve të saj në Ukrainën lindore dhe zgjerimin e NATO-s në lindje, ka pohuar një zëdhënës i Kremlinit.

“Rusia formuloi kërkesa konkrete ndaj Ukrainës për të zgjidhur këto çështje. Me sa kuptojmë, këto kërkesa janë duke u diskutuar nga ukrainasit me këshilltarët e tyre, në radhë të parë SHBA-të dhe vendet e BE-së”, tha ai.

"Le te shpresojme. Atëherë gjithçka do të marrë fund.”

Zyrtarët rusë nuk e përdorin fjalën "pushtim" dhe thonë se mediat perëndimore kanë dështuar të raportojnë për atë që ata e cilësojnë si "gjenocid" të njerëzve rusishtfolës në Ukrainën lindore. Perëndimi i ka hedhur poshtë vazhdimisht shqetësimet e tilla.

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar vazhdimisht se "operacioni ushtarak special" në Ukrainë është thelbësor për të garantuar sigurinë ruse pasi SHBA zgjeroi anëtarësimin në NATO deri në kufijtë e Rusisë dhe mbështeti liderët properëndimorë në Kiev.

“Ne gjatë tetë viteve të fundit jemi përpjekur vazhdimisht t'u kërkojmë kolegëve tanë perëndimorë që të bëjnë presion mbi Kievin - dhe ta detyrojnë Kievin - të ndalojë vrasjen e njerëzve të tij në Donbas dhe të përmbushë marrëveshjet e Minskut, shtoi Peskov.

“Gjithashtu, gjatë disa dekadave të fundit, vendi ynë ndihet në rrezik pasi ju e zhvendosët infrastrukturën tuaj ushtarake në drejtimin tonë. Nuk na pëlqen dhe ndihemi në rrezik dhe nuk mund t'i mbyllim sytë para kësaj: pse po e bëni? Nuk kishte përgjigje.”

Tiranapost.al