Lajme nga Bota

Kreu i OBSH: Bota mund ta vërë pandeminë nën kontroll për disa muaj, vetëm me një kusht

Kreu i OBSH: Bota mund ta vërë pandeminë nën kontroll

“U deshën 9 muaj për të arritur një million viktima, 4 muaj për të arritur në 2 dhe 3 muaj për të arritur në 3 milionë viktima”, thotë kreu i OBSH-së Tedros Adhanom.

Variantet e reja janë bërë shkak për përhapjen më të shpejtë të virusit edhe në mesin e moshave të reja.

Megjithatë, me daljen e vaksinës ka shpresa që emergjenca të marrë fund të muajt në vijim dhe të ketë një normalizim të situatës. Kjo kërkon një kusht. Shpërndarjen e barabartë.

“Ne i kemi të gjitha mjetet që na duhen për ta vënë pandeminë nën kontroll për çështje muajsh, nëse i vëmë në zbatim në mënyrë të barabartë dhe të vazhdueshme”, ka thënë kreu i OBSH-së.

Një javë më parë Adhanom u shpreh se e shikonte ende larg fundin e pandemisë. Nxitur nga nacionalizimi i shpërndarjes së vaksinës.

*Artikulli i TimesLive u përshtat në shqip nga Tiranapost.al