Lajme nga Bota

Kreu i OBSH merr dozën e parë, por nuk zbulon cilën vaksinë zgjodhi ndaj Covid-19

Kreu i OBSH merr dozën e parë, por nuk zbulon cilën vaksinë

Dje ishte radha e kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom për t`u vaksinuar. Jo pa qëllim ai zgjodhi Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.

“I lumtur që pata mundësinë të falenderoja nga afër infermieret e @Hopitaux_Unige në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit. Falenderim dhe respekt maksimal për të gjithë infermierët që u përballën me Covid-19 në gjithë botën.

Sot ishte radha ime të vaksinohesha. Vaksinat shpëtojnë jetë. Është e rëndësishme që në gjithë vendet ku ka nisur ky proces, njerëzit të vaksinohen”, shkruan në Twitter Adhanom që nuk jep detaje rreth vaksinës që ka zgjedhur. Me siguri për të mos i dhënë rëndësi e për të mos ndikuar mbi opinionin publik që i ka krijuar disa teori të vetat.