Lajme nga Bota

Kreu i OBSH-së mashtroi Botën!?

Kreu i OBSH-së mashtroi Botën!?

Akuza të forta vijnë nga presidenti amerikan Donald Trump për kreun e OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus për cilin thotë se duhet të japë dorëheqjen, ose do të ndërpresë financimet. Trump thotë se OBSH lejoi Kinën që të japë shifra të pasakta të viktimave, pasi sipas ekspertëve amerikanë janë më shumë se 30 mijë viktima, dhe jo aq sa raportuar.

Në një postim në Tëitter ai shkruan: OBSH e tejkaloi kësaj here. Për fat të mirë unë kundërshtova këshillat e shefit të OBSH për të mbajtur të hapura kufijtë me Kinën dhe i mbylla. Pse ata na dhanë këtë rekomandim të gabuar? OBSH na tha të mos ndalojmë udhëtimet edhe në Hubei, Wuhan, ku mendohet të jetë qendra e shpërthimit.

Shefi i OBSH ndaloi shetasit jo amerikanë që kishin udhëtuar për në Kinë dy javët e mëparshme që të hyjnë në vend, megjithatë Trump lejoi që 40 mijë shtetas të tjerë të vinin në Amerikë nga Kina.

Zyrtarë të Inteligjencës amerikane kanë thënë se se nga shpërthimi i virusit në Ëuhan, më shumë se 30 mijë njerëz kanë vdekur atje, dhe jo 3331 që ka raportuar Kina.

Trump bën thirrje se do të tërheqë financimet që bën SHBA për OBSH derisa shefi i OBSH të dorëhiqet.

Ndërsa një nga zyrtaret amerikane pranë presidentit tha disa ditë më parë se Tedros mashtroi botën: Në një moment ai vlerësoi transperencën e Kinës. Pork a prova që tregojnë se nuk është bërë transparencë dhe se Kina fsheh shumë për shkak të regjimit. Ky mashtrim po na kushton jetë!