Lajme nga Bota

Krijohet kualicioni "semaforik", Olaf Scholz do të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Krijohet kualicioni "semaforik", Olaf Scholz do të bëhet

Socialdemokratët, të Gjelbrit dhe liberalët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, duke i hapur rrugën ministrit të financave, Olaf Scholz, që të pasojë Angela Merkelin si udhëheqëse e ekonomisë më të madhe të Evropës.

Të tre partitë do të paraqesin marrëveshjen e tyre të koalicionit të mërkurën pasdite, fryt i gati dy muajsh negociata intensive pas zgjedhjeve kombëtare të 26 shtatorit, të cilat u fituan ngushtë nga socialdemokratët .

Prioriteti më urgjent i qeverisë së re do të jetë frenimi i një pandemie që po kërcënon të mbulojë spitalet e Gjermanisë. Autoritetet raportuan 66,884 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit – një rekord – ndërsa shkalla e incidencës për 100,000 njerëz gjatë 7 ditëve tejkaloi 400 për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit të Covid-19.

Zgjedhjet e shtatorit shënuan një pikë kthese në politikën gjermane. Me Merkelin që u largua nga skena politike pas katër mandatesh si kancelare, kristiandemokratët e saj ranë në rezultatin e tyre më të keq.

Ata do të pasohen nga një koalicion "semaforik", i quajtur sipas ngjyrave përkatëse të partive: e kuqe për SPD-në, e verdha për Demokratët e Lirë (FDP) liberale dhe jeshile për të Gjelbërit. Kjo do të jetë aleanca e parë e tillë në nivel kombëtar në historinë e Gjermanisë dhe pritet të vendosë luftën kundër ndryshimeve klimatike në krye të axhendës së saj.

SPD dhe FDP do të mbajnë konferencën partiake për të miratuar marrëveshjen e koalicionit ndërsa të Gjelbërit do ta vendosin atë në votim te të gjithë anëtarët e partisë. Nëse merr dritën jeshile, qeveria e re do të betohet në Bundestag në fillim të muajit të ardhshëm.

Tiranapost.al