Lajme nga Bota

Krishtlindje do ketë, po festë? Merkel mbledh qeverinë, situata me virusin kritike

Krishtlindje do ketë, po festë? Merkel mbledh qeverinë, situata

Çfarë do ndodhë për Krishtlindje? Bota ende po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe qeveritë  po përballen mes menaxhimit të sistemeve shëndetësore, ruajtjes së tyre nga kolapsi dhe ekonomisë që ka marrë goditjen e parë qysh në shpërthimin e pandemisë.

Kancelarja Angela Merkel është mbledhur me kabinetin e saj qeveritar për tu konsultuar lidhur me situatën në vjeshtë, dimër dhe për Krishtlindjet që me gjasë, siç janë masat aktuale, nuk do të lejohen grumbullimet apo festat.

Në gjithë Gjermaninë numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi. Qeveritë federale dhe ajo shtetërore gjermane po diskuton se si të ndalë përhapjen e vatrave të infeksionit.  Kancelarja mbështet veprime të përshtatshme dhe masa që lidhen me situatën, qoftë nëse ato merren në mënyrë urgjente.

344 mijë raste janë konfirmuar në Gjermani nga fillimi i pandemisë, ndërsa 9,716 qytetarë kanë humbur jetën. 

5,132 raste u konfirmuan vetëm ditën e djeshme, 43 qytetarë humbën jetën.