Lajme nga Bota

Krishtlindjet dhe Viti i Ri në shtëpi, ministri Italian: Duhet shmangur vala e tretë

Krishtlindjet dhe Viti i Ri në shtëpi, ministri Italian: Duhet

Krishtlindjet dhe Viti i ri do të festohen në shtëpi! Këtë thotë Francesco Boccia, ministri italian për Çështjet Rajonale dhe Autonomitë, i pyetur nëse do të ketë masa lehtësimi për festat.

Në një intervistë për mediat italiane ai përjashtoi mundësinë që të ketë orare të caktuara për të dalë, duke përmendur rrezikun që vjen nga koronavirusi: Maturia dhe vëmendja janë linja që po ndjekim ne duhet të vëmë shëndetin mbi gjithçka.

Krishtlindjet dhe Viti i Ri në shtëpi, ministri Italian: Duhet

Ai tha se rihapja e aktiviteteve tregtare bën që të gjithë të duan të kthehen në normalitet, por ajo që nuk mund të jetë e natyrshmë është mosrespektimi i rregullave anti koronavirusit.

Ministri tha se muaji dhjetor duhet të shërbejë për të konsoliduar të dhënat dhe për të shmangur një valë të tretë të Covid pas festave: Ne kemi nevojë për ashpërsi, shtoi ministri duke iu referuar masave të bllokimit dhe situatës me pandeminë.

Ndërkaq, Komisioni Evropian pritet të publikojë të mërkurën udhëzimet e fundit, me qëllim për të shmangur një valë të tretë infektimesh me Covid-19, pas festave të Fundvitit.

*CronacaSocial, Tiranapost.al