Lajme nga Bota

Krishtlindjet në Britani do festohen, por debati vijon se si!

Krishtlindjet në Britani do festohen, por debati vijon se si!

Familjarët që jetojnë në shtëpi të ndryshme do të jenë në gjendje të festojnë së bashku Krishtlindjet. Ky lajm vjen pasi ministrat britanikë kundërshtuan planin që të mos lejohen grumbullimet familjare për festë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit. Megjithatë kryeministri Boris Johnson do të njoftojë në ditët në vijim masat lehtësuese apo zbutje të kufizimeve.

Mësohet se ai do të caktojë numrin e lejuar të personave për tu mbledhur në një shtëpi, sa familje do të lejohen të festojnë bashkë dhe për sa ditë. Kryeministri Johnson nuk harron të thotë se këto nuk do të jenë Krishtlindje normale.

Bllokimi Kombëtar në Britani përfundon me dy dhjetor ndërsa nuk dihet se si do të vijojnë masat pas kësaj date. Ministrat kanë kërkuar që familjarët dhe të afërmit apo me miqtë të festojnë bashkë por me kujdes të madh për shkak të rrezikut të transmetimit.

Qytetarët ndërkohë janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet dhe të minimizojnë kontaktet sociale kudo që është e mundur.

Ekspertët thonë se nëse autoritetet vendosin festë me grumbullim për Krishtlindje, masat e ashpra ditë pas festavedo të jenë të pashmangshme. Plani i qartë se si do festohen Krishtlindjet në Britani pritet të publikohet në javën që vjen. 

*Metro, Tiranapost.al