Lajme nga Bota

Kriza në Ukrainë/ Biden propozon një samit pas “provokimeve” ruse

Kriza në Ukrainë/ Biden propozon një samit pas

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka bërë thirrje ditën e sotme Presidentit rus Vladimir Putin që të ndalë provokimet me manovrat ushtarake në lindje të Ukrainës dhe ka bërë thirrje për një samit të lartë mes liderëve për të adresuar shqetësimet e tyre dhe për të negociuar çtensionimin e situatës.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Biden ka marrë në telefon homologun e tij rus për të “shtrirë dorën e negociatave” ndonëse ka bërë komente të ashpra përkundrejt tij një muaj më parë. Biden nuk ka harruar t’i kujtojë Putin-it, se ai nuk do të lejojë që të cënohet integriteti territorial i Ukrainës dhe në rast se do të ketë hyrje të forcave ushtarake ruse në lindje të vendit, SHBA do të përgjigjet.

Ende nuk dihet si i është përgjigjur Kremlini kësaj ftese që është një moment i rrallë konstruktiv në disa muaj tensioni të lartë mes fuqive të mëdha gjeopolitike.

Tiranapost.al