Lajme nga Bota

Kriza qeveritare, jep dorëheqjen kryeministri i Italisë Giuseppe Conte

Kriza qeveritare, jep dorëheqjen kryeministri i Italisë Giuseppe Conte

Një ditë pas paralajmërimit, kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen.

Mëngjesin e sotëm Conte i ka komunikuar dorëheqjen e tij ministrave dhe Presidentit Sergio Mattarella, i cili e ka aprovuar.

Kryeministri Conte ka qenë në presion që kur koalicioni i tij qeverisës i qendrës së majtë që e ka udhëhequr për 16 muaj humbi shumicën në senat.

Kjo pasi partia e ish-kryeministrit Matteo Renzi u tërhoq nga aleanca qeverisëse për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së shpenzimit të parave ndaj fondit  të BE për rimëkëmbjen nga Covid-19.

Disa ditë më parë pasi mori votëbesimin në Parlament, qeveria e Contes mori votëbesimin edhe në Senat duke u votuar me 156 vota pro.

Kriza politike në Itali u theksua edhe më shumë pasi Matteo Renzi njoftoi më 13 janar tërheqjen e dy ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, të cilat ishin pjesë e partisë “Italia Viva”, nga qeveria.

Artikulli i marrë nga Repubblica, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.