Lajme nga Bota

Kroacia heq të gjitha rregullat e hyrjes për udhëtarët

Kroacia heq të gjitha rregullat e hyrjes për udhëtarët

Kroacia ka qenë një udhëkryq mes Lindjes dhe Perëndimit për shekuj. Dikur një koloni greke, më vonë një provincë romake, vendi është ndikuar nga bizantinët, osmanët, Napoleoni dhe austro-hungarezët, për të përmendur vetëm disa.

Trashëgimia e larmishme dhe e trazuar e Kroacisë e ka kthyer kombin në një xhevahir të vërtetë kulturor; trashëgimia e saj e pasur me ndikime nga këto periudha.

Cilat janë kufizimet e udhëtimit?

Kroacia ka hequr të gjitha rregullat e saj të mbetura të udhëtimit COVID, që nga 3 maji.

“Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kroaci tani mund ta bëjnë këtë në të njëjtat kushte hyrjeje që ishin në fuqi para pandemisë COVID-19, pra me dokumente të vlefshme udhëtimi”, thuhet në deklaratën e Zyrës Kombëtare të Turizmit Kroat, të publikuar së fundmi.

Kjo do të thotë se udhëtarët nuk do të duhet të tregojnë më një rezultat negativ të testit COVID ose dëshmi të vaksinimit për të hyrë në vend.

Ndryshimi vjen vetëm disa javë pasi vendi lehtësoi kufizimet e tij për mbulimin e fytyrës dhe transportin publik.

Tiranapost.al