Lajme nga Bota

Kroacia ndalon turistët të përdorin valixhet teksa kalojnë në qytet

Kroacia ndalon turistët të përdorin valixhet teksa kalojnë

Dubrovnik në Kroaci ka vendosur të ndalojë turistët që të përdorin valixhet e tyre me rrota teksa kalojnë në zemër të qytetit të vjetër, si pjesë e një lëvizje për të ndalur zhurmat në qytet.

Kryebashkiaku Mato Frankoviç nisi një betejë kundër ndotjes akustike pasi vendasit u ankuan për zhurmën e bezdisshme që krijohet nga turistët të cilët tërheqin zvarrë valixhet nëpër qytet.

Në një artikull në gazetën kroate, Jutarnji List, kryebashkiaku Frankoviç tha: “Ata do t’i lënë çantat e tyre në pikën e caktuar dhe ne, natyrisht, me pagesë do t’i dërgojmë bagazhet e tyre në adresën ku do të qëndrojnë.

Ky është vetëm fillimi, qëllimi përfundimtar është krijimi i një qendre logjistike brenda aeroportit, pas së cilës të gjitha bagazhet që do të kenë vizitorët e Dubrovnikut, do të transportohen direkt nga Ćilipo në adresat e tyre”.