Lajme nga Bota

Kryebashkiaku i Los Angeles ka gjetur zgjidhjen si të mos bëhen party të çmendura nëpër vila

Kryebashkiaku i Los Angeles ka gjetur zgjidhjen si të mos bëhen party

Kryetari i Bashkisë së Los Angeles ka gjetur një zgjidhje për të gjithë të rinjtë që mblidhen nëpër vila duke festuar e duke harruar se virusi po qarkullon dhe po vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Nga nesër e tutje në të gjitha pronat ku bëhen festa të tilla do të ndërpritet uji dhe dritat, kështu ata do largohen dhe përhapja e koronavirusit do mund të frenohet.

Eric Garcetti ka deklaruar se festat nëpër vila janë ktheyr në shqetëzim serioz pasi për gjithë natën të rinjtë konsumojnë alkool dhe bëjnë festa të çmendura. Ky rregull do të hyjë në fuqi ditën e nesërme.

Kryebashkiaku i Los Angeles ka gjetur zgjidhjen si të mos bëhen party

Kalifornia është shteti amerikan i prekur më keq nga koronavirusi, me mbi 532 mijë të infektuar me koronavirus. Autoritetet kanë raportuar gjithashtu për 9.872 viktima.

Kryebashkiaku i Los Angeles ka gjetur zgjidhjen si të mos bëhen party

Qarku i Los Anxheles vazhdon të raportojë numrin më të madh të infeksioneve në shtet, 197.912 që nga e mërkura.