Lajme nga Bota

Kryebashkiaku meksikan martohet me një aligator femër

Kryebashkiaku meksikan martohet me një aligator femër

Kryetari i bashkisë së Oaxaca, një qytet në Meksikë, është martuar me një aligator femër. Victor Hugo Garcia u martua me kafshën gjatë një feste tradicionale të fiseve indigjene që kremton lidhjen e njeriut me natyrën.

Ceremonia simblolike e kryer sipas riteve të lashta synon bashkimin e njeriut me hyjnoren, për të garantuar shiun, ujin, peshkun dhe ushqimin me bollëk.

Aligatori quhet nga vendasit "princeshë e vogël" dhe për ta është si një hyjni që përfaqëson Nënën Tokë.

“Martesa e tyre” shërben për të bashkuar natyrën dhe njerëzit me një aleancë të shenjtë.