Lajme nga Bota

Kryeministri grek njofton shtetrrethim sipas zonave në Greqi, edhe maska me detyrim jashtë: Nuk është zgjedhja ime!

Kryeministri grek njofton shtetrrethim sipas zonave në Greqi, edhe maska me

Duke filluar nga dita e nesërme, disa zona të Greqisë do të futen në shtetrrethim duke filluar nga ora 12:30 e ditës deri në orën 5 të mëngjesit të nesërm. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbrëmjen e djeshme, ku tha se masat e reja synojnë frenimin e një rritjeje dramatike të infeksioneve të koronavirusit.

Shtetrrethimi do të vlejë për qytetet të cilat janë ngjyrosur në hartë me të kuqe, të verdhë dhe portokalli, pasi konsiderohen me rrezik të lartë si Athina dhe rajoni më gjerë, shtëpia e pothuajse gjysmës së popullsisë së Greqisë.

Kryeministri grek njofton shtetrrethim sipas zonave në Greqi, edhe maska me

 

Përdorimi i maskave për fytyrën do të jetë i detyrueshëm edhe jashtë, përveçse në ambiente të brendshme publike.

Kryeministri grek tha:

“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Dhe meqenëse një bllokim i përgjithshëm nuk është zgjedhja ime, kërkohen masa të tjera; më të zgjuara, më të synuara dhe përfundimisht më efektive. Tani nuk është koha për party të fshehta, kur ky virus po bën një party në kurriz të jetës tonë."

Kryeministri grek njofton shtetrrethim sipas zonave në Greqi, edhe maska me

Gjatë valës së parë të pandemisë, Greqia e përballoi krizën shëndetësore më mirë se shumë vende të tjera.  Por rastet kanë filluar të rriten frikshëm. Numri i rasteve është rreth 400 në ditë nga fundi i shtatorit deri në mes të tetorit, por është dyfishuar këtë javë.

Ditën e djeshme pati 882 raste të reja të koronavirusit dhe 15 vdekje. Rreth dy të tretat e shtretërve të kujdesit intensiv janë plot dhe ekspertët paralajmërojnë që spitalet mund të mbingarkohen në dy javët e ardhshme. Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, autoritetet greke kanë raportuar 28,216 raste dhe 549 vdekje.

Situata është veçanërisht alarmante në Greqinë veriore, ku dy rajone - Kastoria dhe Kozani - janë tashmë në bllokim pasi kanë arritur nivelin më të lartë të sistemit të vlerësimit të rrezikut.

‘Maska do bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant. Virusi nuk të pret të të hajë tek dera, nëse do të më lejohej të flisja me zhargonin e të rinjve. E përsëris, deri sa të dalë vaksina, do të jetë maska vaksinë. Nëse një qytetar është i infektuar dhe një tjetër jo dhe mbajnë maskë të dy, atëherë shansi i infektimit ulet’.

* Politico.eu