Lajme nga Bota

Kryeministri Britanik: E kemi detyrim moral të rihapim shkollat, por ç'do ndodhë nëse shpërthen vala e shtatorit

Kryeministri Britanik: E kemi detyrim moral të rihapim shkollat, por

Kryeministri Britanik Boris Johnson thotë se rihapja e shkollave është përparësi kombëtare dhe në rast shpërthimi të një vale të dytë të koronavirusit në shtator, shkollat do jenë të fundit që do mbyllen. Në një intervistë kryeministri tha se qeveria e ka për detyre morale për të rikthyer fëmijët në klasa, kjo për shkak të prapambetjes në mësime edhe pse është zhvilluar prej muajsh online.

Ekspertët shëndetësore kanë thënë se në rast të një vale të dytë kufizimet duhet të jenë të ashpra në sektorë të tjerë, ndërsa shkollat të vijojnë të hapura. Plani në Britani është që shkollat që rihapen muajin që vjen me masa distancimi dhe higjiene.

Gjatë intervistës Johnson tha:

 ‘Kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe gjëja e fundit që dikush prej nesh mund të lejojë të bëjë është të ndihet i vetëkënaqur. Por tani që dimë nëse duhet t'i rihapim shkollat në mënyrë të sigurt, ne kemi një detyrë morale ta bëjmë atë'.

Mungesa e mësimit në shkolla sipas kryeministrit britanik, mund të shkaktojë probleme në sistemin arsimor të cilat mund të mos ndreqen më. Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe OKB në një deklaratë të pak ditëve më parë, ku paralajmëroi një katastrofë arsimore.