Lajme nga Bota

Kryeministri britanik thotë se koronavirusi e ka lënë me pasoja: Më ndodhi për herë të parë…  

Kryeministri britanik thotë se koronavirusi e ka lënë me pasoja:

Kryeministri britanik Boris Johnson, 55 vjeç ka deklaruar se koronavirusi e ka lënë me një problem tjetër shëndetësor. Në një konferencë për shtyp ditët e fundit ai ka thënë se për herë të parë u detyrua të vendoste syze për shkak të probleme me sytë.

‘Zbulova se kam nevojë për syze, për herë të parë pas kaq vitesh. Po mendoj për efektet e mundshme të koronavirusit. Kështu që jam i prirur të mendoj se ka lidhje. Koronavirusi që kalova mund të ketë lidhje me problemin që përjetoj tek sytë’, thotë Johnson.

Kryeministri Britanik kaloi disa netë në trajtim intensive pasi u infektua.

Në fakt, ndryshimet apo problemet me shikimin nuk janë listuar në simptomat zyrtare të koronavirusit nga NHS-ja britanike. Simptomat zyrtare janë: Temperatura e lartë, ethet, kolla e vazhdueshme e thatë, humbja e shijes dhe aromës.

Ndërkaq, kreu i Federatës së Policisë në Angli dhe Uels ka postuar një status në Tëitter ku i këshillon njerëzit të mos ngasin makinën nëse u është dëmtuar shikimi.